Transplant veshke nga derri, organi funksionon normalisht në trupin e pacientit të vdekur

Transplant veshke nga derri, organi funksionon normalisht në trupin e pacientit të vdekur

Tridhjetë e dy ditë pasi një veshkë u transplantua nga një derr i modifikuar gjenetikisht, tek një pacient i vdekur, transplanti vazhdon të funksionojë pa probleme.

Njoftimi është dhënë nga shkencëtarët amerikanë të punësuar pranë Qendrën Mjekësore të Langone.

Ata ta sqarojnë se, pacienti 57-vjeçar, u mbajt në mbështetje mekanike për eksperimentin, pasi ia dhuroi trupin e tij shkencës.

Më 14 korrik, veshkat e tij u hoqën dhe u zëvendësuan me një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht, me shpresën se transplanti nuk do të refuzohej.

Derrat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës së transplantit të organeve nëse studiuesit arrijnë ta bëjnë procesin të sigurt. Kjo ndërhyrje ishte një hap drejt këtij qëllimi.

Mungesa e organeve të donatorëve ka bërë që shkencëtarët të thellojnë studimet e tyre mbi ksenotransplantimin, thënë ndryshe përdorimin e organeve të kafshëve për transplantim te njerëzit.

I njëjti ekip shkencor kreu transplantin e parë në botë të veshkës së derrit te njeriu, në shtator 2021.

Transplanti i parë në botë i zemrës së derrit te një pacient u bë në janar 2022 në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland, por pacienti vdiq dy muaj më vonë.

Më shumë se 100.000 amerikanë janë në listën e pritjes për transplantim organesh. Prej tyre, pothuajse 88.000, vuajnë nga veshkat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy