Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u pyet për afro 2 orë në lidhje me aferën e sterilizimit.
Manastirliu është pyetur si person në dijeni të rrethanave të hetimit, për kohën kur ka qenë drejtoreshë e QSUT.
Ka qenë radha e ministres së Arsimit znj. Ogerta Manastirliu, e cila i është përgjigjur një fletë-thirrje të prokurorit Kondili duke qëndruar për afro 2 orë në Prokurorinë e Posaçme. Mcn Live është interesuar përse Manastirliu është thirrur në SPAK, përgjigjja është: Në momentin që Manastirliu ka qenë drejtoreshë e QSUT, është e lidhur edhe me procesin e sterilizimit. Ajo është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, jo si person nën hetim. Ka qenë e pranishme pa praninë e një avokati”.



