Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Erdoan Shipoli e cilëson si partneritet të mirë pranimin nga Kosova të 50 emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për MCN TV, ai deklaroi se kjo është një marrëveshje mes aleatëve që i sinkronizojnë interesat e tyre.
Me lajmin se Kosova do pranojë 50 emigrantë që do depërtohen ngas Amerika, nuk e shoh si diçka të madhe apo që mund ta bëjë si vend qëndrimi të emigrantëve.
Kjo është një marrëveshje mes aleatëve që i sinkronizojnë interesat e tyre.
Si vendi më pro-amerikan këtë duhet ta tregojmë në terren, nëse Amerika ka kërkuar nga Kosova që t’i presë këta emigrantë për një kohë të shkurtër, atëherë kjo marrëveshje është maksimalisht 1-vjeçare.
Kosova është aleate e Amerikës dhe duhet të tregojë se është aleate e Amerikës.



