
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare jep të dhënat e fundit lidhur me situatën në kaskadën e lumit Drin.
KESH thotë se po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
Të dhënat e 10:00 janë:
Nivelet e liqeneve:
Fierza 271.42 mmnd (Kuota max. 296 mmnd)
Koman 173.62 mmnd (Kuota max. 175.5 mmnd)
Vau i Dejës 75.40 mmnd (kuota max. 76 mmnd)
Prodhimi i energjisë në kaskadë përmbush totalisht kërkesën e OSHEE/FTL për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas.



