
Për shkak të flukseve nga turizmi dhe forcimit të lekut është raportuar për rënie të fortë të eksporteve dhe importeve.
Qeveria në thelb argumenton se përfitimet nga zhvleftësimi i euros janë shumë më të mëdha se humbjet.
Këtë e argumenton edhe Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës i Industrisë së bimëve aromatike, i cili në një intervistë për “MCN economy”, thotë se vetëm ky sektor ka pësuar rënien më të madhe në 10 vitet e fundit.
Duhet të them se lidhur me industrinë tonë, është viti i parë në këto 10 vite të fundit që shënon rënie në sasi, volum dhe në vlerë të eksportit të bimëve, çka e ka sjellë zhvlerësimi i €, dhe mungesës së mos marrjes seriozisht nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe qeverisë së këtij sektori që gjeneron vende punë, pa mundur që të gjeneroj edhe turizmi, që tani po mburret edhe Shqipëria.
Dhe ka krijuar një vështirësi mjaft të madhe sa i takon fermerëve të cilët gjëja më e keqe që po u ndodh është braktisja e parcelave dhe largimi drejt emigracionit.
Është për të ardhur keq që edhe pranë Këshillit Ekonomik ka edhe njerëz jo të aftë por edhe të aftë, të cilët nuk përfaqësojnë askënd he nuk çojnë asnjë problem të ngritur të rënie së eksporteve të cilat u mundësojnë edhe prodhojmë vërtetë dhe japin vlerë vendit.
Gjoka, vlerëson se qeveria nuk po merr seriozisht sektorin e eksporteve.
Sipas tij, rënia me 11% e eksporteve me alarm, sepse poqese vazhdohet me këtë trend, do shkohet në mbylljen e eksporteve në masën 20%.
Nëse do vazhdoj kjo situatë edhe janar-shkurti, sipas informacioneve që kam, ka shënuar rënie të eksporteve krahasuar me vitin e kaluar, do shkojnë në braktisjen e njerëzve për tu marrë me këtë sektor që kishte shumë mundësi për tu zgjeruar kapacitete e veta. Dua të bëjë thirrje që rënie me 11% e eksporteve është një alarm, sepse kanë deklaruar më parë që do shkojnë në 1 miliard eksporte dhe nëse do vazhdojnë kështu me këtë trend, që mendoj se do mbyllen 20% në total të eksportit të agro-perpunimit dhe bimëve mjekësore, unë do të ftoj qeverinë që të nëse nuk kemi bujqësi, një agro-përpunim që tu afrojmë njerëzve në turizëm nuk ma do mëndja që të kemi sukses në vitet vijuese.
Thirrja imë është që le të mburren me turizmin, pa përmend problematikat që ka, por lë ti jap hapësirë dhe mbështetjet edhe eksporteve.



