Në SPAK për çështjen CEZ-DIA/ Naço flet në “Fact Check” mbi dëshminë e dhënë para hetuesve

Në SPAK për çështjen CEZ-DIA/ Naço flet në “Fact Check” mbi dëshminë e dhënë para hetuesve

Deputeti dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço foli në emisionin “Fact Check” lidhur me dëshminë e dhënë prej tij në SPAK sa i përket çështjes CEZ-DIA.

Ai vuri në dukje edhe njëherë që miratimi i ligjit bëri që t’i kurseheshin kompanisë afro 50 milionë dollarë, dhe solli për pasojë shkarkimin e drejtuesve të CEZ-it dhe anulimin e kontratës së Ismailajt.

"Kur dola nga SPAK thashë që sot është që skeptikët dhe ziliqarët të hedhin baltë dhe të qëllojnë me gurë, sepse perceptimi që vajti dikush në SPAK...Për shkak që pozicioneve që kam mbajtur më është kërkuar që të jepja deklarime si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Nuk e fsheha si fakt. Kam deklaruar ato që unë kam ditur si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe kam thënë që në çdo rast s’kam folur me heshtje por me letra dhe kam lënë gjurmë me letra. Atë që e thashë dhe e them publikisht, ka qenë iniciativa ime për ndryshimin e ligjit për energjinë dhe tarifat e energjisë, që të jetë titull ekzekutiv. Që pas miratimit të këtij ligji që s’e kisha të lehtë të miratohej në atë kohë, pasi për të kaluar një pr.ligj duhej bindur qeveria dhe 71 deputetë në Parlament. CEZ ishte një kompani me detyrime 80 milionë euro për KESH-in dhe OST-në. CEZ kërkoi të merrte para në tavolinë, por s’pranuam, i kemi thënë që do shkojmë në gjykatë. Diferenca ishte 50 milionë dollarë, që miratimi i këtij ligji bëri që ne t’i kursenim kësaj kompanie, dhe pas miratimit të ligjit drejtuesit e CEZ-it u shkarkuan nga bordi dhe iu anulua kontrata z.Ismailajt. Kaq kam thënë atje brenda, kaq po them edhe publikisht”.

I besoj sistemit që kemi zgjedhur, ndoshta s’është më i përsosuri, sigurisht që brenda ka elementë që mund të kenë pamajftueshmëri profesionale apo ndikime politike”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy