Rama: Masat antiCovid nuk po përfillen, do rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare (VIDEO)

Rama: Masat antiCovid nuk po përfillen, do rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare (VIDEO)

“Sinjalet për hyrjen edhe në Shqipëri të varianteve të reja të COVID19 dhe rritja e numrit të infektimeve tek moshat e reja, janë arsye të forta për të reaguar fort së bashku tani, pa humbur asnjë ditë, që të pengojmë medoemos kthimin tek masat e forta kufizuese”, tha kryeministri Edi Rama sot, në një konferencë për media, së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sipas Ramës, autoritetet që janë përgjegjëse për zbatimin e masave, kanë pasur një qasje këshilluese, sesa represive.

Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19, kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Jemi shumë të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese. Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.

Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar”,- tha Rama.

Ai shtoi se ka pasur një neglizhencë të madhe të respektimit të masave, por theksoi se një gjë e tillë nuk ka sjellë kaos në sistemin shëndetësor. Rama paralajmëroj shtimin e masave antiCovid, me këtë edhe rritjen e gjobave përkëtese, veqanërisht për aktivitetet tregtare dhe bizneset.

“Po e nënvizoj për të gjithë, duke filluar nga trgatarët, të gjithë përkushtimin dhe motivimin e autoriteteve shtetërore për të mos i rënduar psikologjikisht ta marrin si një mundësi për të abuzuar. Pastaj dhe me radhë të gjithë të tjerë, por tregtarët kanë përgjegjësi të posaçme, pasi janë në mjediset e tyre ku dhe rreziku është më i maddh. Rreziku më i madh nuk është as në zyra, as në shtëpi dhe në asnjë vend tjetër, por aty tek tregjet. Që të mos kthehemi tek masat kufizuese, duhet që të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve. Të gjitha strukturat kanë pasur angazhim maksimal. Nuk duam që inspektoriatet të hyjnë e të dalin në lokale, sepse sigurisht kjo nuk është më e mira për ecurinë e aktivitetit tregtar, dyqane, qendra tregtare, etj. Por nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, do të ndodhë kështu. Do të jetë policia që do ta imponojë me forcë zbatimin e masave. Edhe me të gjitha gjobat përkatëse, të cilat do t’i rrisim. Do rriten gjobat për restorantet, baret, lokalet, e qendrat tregtare".

Kryeministri bëri të ditur se nga mesi i shkurtit do të vij edhe sasia tjetër e vaksinave nga Pfizer.

“Siç ju kam informuar më parë, tani është e konfirmuar që Pfizer do të fillojë lëvrimin e sasisve të tjera të vaksinave të tjera duke nisur që nga mesi i shkurtit. Numri i të vaksinuarve do të rritet. Koha kur vaksinat dhe masa e numrit të të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg. është ende larg, gjithandej, por edhe këtu”, u shpreh Rama.

Nga ana e saj, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pohoi dyshimet e mundshme për variantet e reja të Covid-19 mund të kenë hyrë në Shqipëri, por që lidhur me këto, presin përgjigjet e analizave përkatëse.

“Kemi dyshime se në Shqipëri janë futur variantet e reja të Covid-19. Kemi marrë disa mostra, sigurisht nën ecurinë e eksoertëve, nën indicjen e tyre, bazuar në detaje të simptomave dhe i kemi dërguar në laboratorë të posaçëm. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave. Po presim përgjigjet e analizave, por dyshojmë se në vendin tonë kanë hyrë variantet e Covid-19".

Manastirliu ka bërë me dije se është ulur mosha mesatare e të prekurve me COVID-19.

“Javët e para të vitit, duke qenë se kemi një incidencë e shtuar, ka të bëjë me shumë me 25-24 vjeç, ka pasur një rritje. Mosha mesatare e rasteve është 48.7 vjeç, këto fakte na bëjnë që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi dhe të mos i neglizhojmë, duke filluar që nga vendosja e maskës, ku është parë që është neglizhuar dhe që duhet shoqëruar me distancimin dhe higjienën dhe protokollet. Sa i përket vaksinimit, po vijojmë procesin të mjekëve ne vijën e parë, do të vijojmë me vaksinimin e dozave të dyta”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama ka folur në këtë konferencë për media edhe lidhur me trajtimin e të infektuarve me koronavirus në banesat e tyre, duke marrë ilaçe pa rekomandimin e mjekëve specialistë. 

Rama i fajësoi farmacitë, duke thënë se ato po bëjnë biznes me barnat për trajtimin e Covid në banesë.

“Jo vetëm këtu, mesa unë kuptoj dhe këtë mund ta konstatoni në artikuj edhe në vende të tjera, njerëzit priren të marrin shumë ilaçe dhe megjithëse kjo është diçka që kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritete shëndetësore. Mesa duket frika, kujdesi, ankthi, nevoja psikologjike i shtyn njerëzit të marrin shumë ilaçe, kur ndërkohë ajo që përsëritet në të gjitha nivelet është që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë pa u turrur për të mbingarkuar veten me ilaçe për sa kohë që gjendja është jo kritike. Kjo është gjëja që mund ta them. Aspekti tjetër për fat të keq është se në këtë histori bëhet biznes, jo në Shqipëri, por kudo nga farmacitë dhe ju jepet njerëzve ilaçe pa fund. E kemi thënë në mënyrë të përsëritur që gjatë e udhës është të merret receta e mjekut të familjes. Kur gjendja bëhet kritike janë autoriteteve që vendosin dhe të çojnë në spital”,tha Rama.

Po ashtu, edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pranoi se ka raste të devijimit të protokollit të trajtimit të të sëmurëve në shtëpi.

“Nuk mund të them që kjo çështje që ju ngritët nuk është shqetësuese. Edhe për strukturat tona dhe ekspertët mbetet një shqetësim elementi që ka të bëjë me devijimin nga protokollet e standartizuara. Kemi protokoll për trajtimin në banesë, një protokoll që ndiqet nga mjeku i familjes. Protokolli i cili është i ndryshueshëm dhe po vlerësohet janë protokolle për tu zbatuar nga mjekë që janë të kualifikuar. Sa i përket ptotokolleve spitalore dhe bëj thirrje të cilët vërejnë që vijnë qytetarë në kushte të agravuara shëndetësore. Do të thotë që e traskurojnë veten, duke marrë terapi në banesë. Në parimet e mjekësisë të mos bësh dëm është e para. Apeli për qytetarët është në rast agravimi duhet drejtuar në spitale te mjekët që janë të specializuar. Trajtim në banesë ka protokolle specifike”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse brenda pak ditësh se nëse nuk ka një reagim nga qytetarët për zbatimin e masave, atëherë do të ketë kufizime të reja dhe rritje të gjobave për shkelësit.

 Kreu i qeverisë u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve po diskuton për masat e reja, që të kenë një ndikim të vogël në ekonomi, por të madh në luftën kundër virusit.

 “Njerëzit nuk janë sot siç kanë qenë deri para disa javëve. Që nga Viti i Ri, ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maskat në rrugë, ose i mbajnë si shaje të modës franceze. Ose nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe të rrezikut në njësitë tregtare. Sheh qartësisht që këtu ka një lëshim të vetes, po merret me lehtësi kjo punë. Në çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon. Në çdo centimetër që ne fitojmë, virusi zbrapset. Është një opsion, ne jemi faktikisht qysh nga fund ii javës së shkuar në diskutim, për çfarë duhet të bëjmë. Presim edhe nga Komiteti i Ekspertëve. E para është që të zbatojmë njëherë mirë këto masa që kemi dhe policia të ndryshojë qasjen. Nëpër lokale, jo dy metra që nuk zbatohet distance, por rrinë ngjitur, bëjnë party dhe ja marrin COVID-in njëri-tjetrit. Këto ditë do të shohim reagimin pas këtij mesazhi dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë për kufizime të tjera. Disa kufizime të tjera po i studiojmë. Për momentin nuk kemi sepse është Komiteti që bën gjithë vlerësimin e numrave. Jemi shumë të bindur që tani duhet të reagojmë me forcë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy