Mjekja Aurora Dollenberg tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se hantavirusi nuk ka përbërë asnjëherë një problem shëndetësor për Evropën dhe se nuk asnjë rrezik për t’u kthyer në pandemi.
Sipas Dollenberg, në Europë nuk transmetohet nga njeriu në njeri.
Pandemia është e përjashtuar për një virus të tillë.
Hantavirus nuk ka përbërë asnjëherë një problem shëndetësor për Evropën. Kemi qindra raste të dokumentuara në raportet e OBSH-së.
Edhe rastet e fundit janë raste të izoluara që lidhen me profesione të caktuara, ata që merren me pyjet apo me pastrimet si heqja e mbeturinave ku mbindotja nga minjtë dhe fekalet janë të lartë. Ata nuk janë rrezik pasi hantavorusi nuk transmetohet nga njeriu në njeri nga kontakti.
Për në mjekët nuk përbën sfidë apo frikë. Pjesa më e madhe e qytetarëve do e kalonin si infeksion të lehtë dhe sistemi ynë imunitar ka aftësinë ta kalojë hantavirusin.



