PUBG, loja online që po trazon fëmijët e Egjiptit

PUBG, loja online që po trazon fëmijët e Egjiptit

Një 12-vjeçar egjiptian vdiq të hënën nga një atak i papritur në zemër pasi kishte luajtur lojën online PUBG për orë të tëra pa pushim, sipas raporteve të mediave lokale. Fëmija u shtrua në Spitalin Al-Salam në Port Said, megjithatë Departamenti i Urgjencës në Drejtorinë e Shëndetësisë konfirmoi se ai kishte vdekur para se të mbërrinte në spital. Mjeku ligjor doli në konkluzionin se shkaku i vdekjes është një rritje e papritur të presionit të gjakut për shkak të mbipeshës.

Sipas Egypt Independent, prindërit e fëmijës e gjetën trupin e tij pranë telefonit të tij celular, me lojën PUBG ende në proces. Ndërkohë që vijojnë hetimet, prokuroria ka përjashtuar një lidhje shkakësore midis lojës popullore dhe vdekjes së fëmijës, por vuri në dukje se ai ishte i varur nga loja. Prokuroria iu referua rasteve të mëparshme ku fëmijët kishin ndërruar jetë ose ishin lënduar për shkak të "këtyre lojërave.

Në vitin 2018 një mësuese egjiptiane u qëllua për vdekje disa herë nga studenti i saj 16-vjeçar i cili pretendoi se loja PUBG e shtyu drejt krimit, duke deklaruar se vrasja e njerëzve është një nga qëllimet kryesore të lojës dhe imagjinonte se ishte në lojë . Vitin e kaluar, një djalë 14-vjeçar egjiptian goditi me thikë shokun e tij pasi filloi një sherr mes tyre gjatë lojës.

Al-Azhar, institucioni më i lartë fetar në vend, që atëherë ka lëshuar një paralajmërim kundër dëmit që shkaktojnë lojërat në internet për fëmijët e vegjël. Ai këshilloi prindërit të monitorojnë fëmijët gjatë gjithë kohës, duke kontrolluar aplikacionet mobile që ata përdorin, duke kufizuar kohën që kalojnë në pajisjet e tyre dhe duke inkurajuar aktivitete të tjera të tilla si sportet dhe studimi.

Megjithatë, PUBG është aktualisht loja e dytë më e shkarkuar në versionin lokal të dyqanit të aplikacioneve iOS të Apple. PUBG, shkurtesë për Playerunknoën’s Battlegrounds, është një lojë me shumë lojtarë që ka fituar popullaritet të madh në versionin e tij të aplikacionit celular, me qindra miliona shkarkime në të gjithë botën.

Loja ka fituar famë në të gjithë Lindjen e Mesme.  Ajo është e ndaluar në Jordani dhe një raport nga viti i kaluar vuri në dukje se si prindërit në Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan që ajo të ndalohej pasi është një "ndikim i keq tek të rinjtë". Vitin e kaluar, parlamenti irakian votoi për të ndaluar PUBG dhe lojëra të tjera të njohura në internet si Fortnite duke përmendur ndikimin negativ te të rinjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy