
Opozita në Shqipëri pretendon se socialistët kanë bllokuar ngritjen e komisioneve për të hetuar akuzat për korrupsion në qeveri.
Lidhur me këtë fakt, analisti Andi Bushati, në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në MCN tv, se ky fakt nuk do të pranohet nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Bushatit, edhe Sali Berisha edhe Fatos Nano, kur ishin në pushtet nuk i donin Komisionet Hetimore, çka nënkupton se kushdo që është në qeveri në këtë vend nuk do që të ‘kontrollohet’.
Më duket parashikim optimist, sepse unë besoj se ka disa gjëra që Edi Rama kurrë nuk ka gjasë të pranojë një komision hetimor për udhëtimet e familjes së tij, harroje se do e bëj, jo Kushtetutë por edhe kartë e OKB-së të jetë në diskutim, ai s’do ta pranojë. Harrojeni se Edi Rama, do pranojë një komision hetimor për çështjen McGonigal, nuk ka për ta pranuar.
Pra, të shpresosh se Edi Rama qo të ketë qoftë edhe një skrupull minimal ndaj Kushtetutës, kam frikë që mos e njohësh Edi Ramën.
Po, edhe Berisha edhe Nano kur kanë qenë në pushtet nuk e kanë duhur komisionet hetimore. Ai që është në qeveri, në Shqipëri, ka tendencën që të mos kontrollohet. Por as Bersiha i dytë dhe as Nano, sado tendenca autoritariste të kenë shfaqur, nuk kanë ngritur një kuazo-diktaturë si Rama, prandaj precedentët e tërheqjes së mëparshme nuk mund të në bëjnë të shpresojnë se Rama do të tërhiqet si paraardhësi.



