U gjet në banesë i vdekur, konfirmohet vrasja me armë zjarri në Vlorë

U gjet në banesë i vdekur, konfirmohet vrasja me armë zjarri në Vlorë

Zbulohen detaje të reja lidhur me personin i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Nga të dhënat e para mësohet se 46-vjeçari Altin Alikaj, nuk kishte kontakt prej një jave me familjarët.

Burime për MCN TV, bëjnë me dije se Alikaj ishte deklaruar i humbur qysh prej 11 shkurtit dhe se trupi i tij i pajetë në banesë, ku konstatua nga e ëma e cila u kthye nga Greqia, pikërisht sepse nuk kishte kontakte me të birin.

Viktima para disa kohe ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve 46-vjeçarit i është mbajtur pasaporta në Kosove, duke u kthyer ilegalisht .

Sakaq konstatohet se pas vrasjes 46-vjeçarit, i është marrë edhe telefoni i cili nuk gjendet.

Nga këqyrja e kufomës, rezulton se viktima ka një plagë plumbi në shpatull dhe frakturë në kokë.

Po ashtu mësohet se janë helmuar edhe qentë e fqinjëve të të ndjerit, dyshohet për të mos shkaktuar zhurmë me të lehura, plan i mirëmenduar nga autori apo autorët e mundshëm të krimit.

Ndër të tjera për të vepruar qetësisht dhe pa u pikasur, rezulton të jetë fikur edhe automati i dritave të banesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy