Taksa ndaj produkteve serbe dërgon Johannes Hahn në Prishtinë

Taksa ndaj produkteve serbe dërgon Johannes Hahn në Prishtinë

Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn do të jetë në Kosovë të hënën, më 3 dhjetor.

Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Si qëllim i vizitës thuhet të jetë përsëritja e qëndrimit të BE-së rreth kësaj çështje, duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi, bën të ditur Telegraf.

Komisioneri gjithashtu do të nënvizojë nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

Gjatë vizitës në Kosovë, Komisioneri do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përfaqësues të Qeverisë përfshirë Kryeministrin Haradinaj, si dhe përfaqësues të Opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy