Dy të rinj që kërkoheshin nga policia për vrasje në tentativë dhe trafik droge, u arrestuan teksa po shijonin pushimet te “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Në pranga ka rënë Paris Sulejmani 30 vjeç dhe Olsi Koceli 28 vjeç, ndërsa në cilësinë e provës materiale blutë e Vlorës i’u kanë gjetur nga një pistoletë TT.
Të dy këta shtetas kanë qenë në kërkim me vendim gjykate me masë sigurie arrest me burg. Në shkurt të këtij viti, Sulemjani ka tentuar të vrasë Arlind Lulushin, duke e lënë të plagosur, ndërsa Koceli në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh. Në lidhje me operacionin "Summer 2017", Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe trafik droge.



