Ish-kryeministri Berisha akuzon kreun e qeverisë për shpërdorim të parave të taksapaguesve. Berisha i referohet “qytetarit dixhital”, që sipas tij është një punonjës në Kryeministri. Në mesazhin e publikuar në Berisha, thuhet se Rama ka udhëtuar me çarter privat 132 herë jashtë vendit, duke shpenzuar 1.4 milionë dollarë.
Statusi i Berishës
Noriega ka shpenzuar per 132 fluturime jashte vendit, me charter privat, 1.4 milione dollare!
Te dashr miq, keto dite, presidenti Donald Trump shkarkoi sekretarin e shtetit per shendetesine, Tom Price sepse kishte shpenzuar 400 mije dollare per udhetime ne detyre me charter privat ne vendin e tij. Kjo sepse ai, duhet te udhetonte me fluturimet tregtare dhe jo te perdorte me pushtetin per te shperdoruar parate e takspaguesve amerikan. Kurse Noriega ne Shqiperi, keto kater vite ka fluturuar me charter privat 132 here jashte shteti, duke shpenzuar 1.394.000 dollare. Kaq nuk shpenzonte as Noriega i narko-republikes se Panamase! sb
"Pershendetje doktor jam punonjes ne kryeministri desha te ju informoje se kryeministri si rregull udheton vetem me charter dhe rralle shume me linja te zakoshme dhe se ne 132 fluturime me charter jane paguar nga buxheti i shtetit 1394000 dollar, shume kjo me e madhe se sa e te gjithe liderve te rajonit te marre se bashku,ju lutem anonim.me respekt.. "



