Duket si përshtatje e çuditshme, por Linkedin ka konfirmuar se shumë shpejt do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit versioni Linkedin Stories.
Siç shpjegon Pete Davies i LinkedIn: “Stories më parë u shfaqën në Snapchat, e më pas në platforma të tjera si Instagram dhe Facebook. Ata ofrojnë një mënyrë të lehtë dhe argëtuese për të shkëmbyer një foto ose status pa qenë e nevojshme të jenë perfekte ose bashkangjitur në profilin tuaj përgjithmonë. A ekziston kjo në botën e biznesit? Unë do doja që shumë nga projektet dhe takimet e mia ti postoja në Linkedin, ndaj duke u mbështetur në ide si kjo e imja menduam të provojmë Linkedin Stories.” Gjithsesi ende nuk ka një afat të përcaktuar se kur mund të jenë gati Linkedin Stories.



