Meta në Kushtetuese/ Cakrani: Presim që brenda gushtit të fitojë lirinë, e ndëshkuan pse foli me MCN (VIDEO)

Meta në Kushtetuese/ Cakrani: Presim që brenda gushtit të fitojë lirinë, e ndëshkuan pse foli me MCN (VIDEO)

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani deklaron se ish-Presidenti kërkon lirinë e tij në Gjykatën Kushtetuese duke iu referuar praktikave të drejtave të njeriut.

Ai tha për “MCN Live” se në bazë të kërkesave të bëra gjyqësorit, pritet që Ilir Meta brenda gushtit të fitojë lirinë.

Ndër të tjera ai denoncoi edhe ndëshkimin e zotit Meta duke i ndërprerë për dy javë stërvitjen për shkak të një komunikimi që pati me avokatin në studion e “MCN Live” dhe më tej me moderatoren.

Të trija vendimet e gjykatave bien ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe marrë parasysh faktin se zoti Meta nuk është njeri i zakonshëm, ai është ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Kuvendit, ka të drejtën e tij të hetohet, të hetohet, madje dhe të hetohet thellë, por masa më shtrënguese “arrest me burg” është e papranueshme. 

Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e funksionit të saj dhe të marrë parasysh kërkesën. Kemi parashtruar mënyrën e arrestimit të tij, një rrëmbim kriminal apo paralajmërimet në media se zoti Meta do të arrestohet. 

Të gjitha këto prova ia kemi parashtruar Gjykatës Kushtetuese dhe arrestimi i zotit Meta ka qenë i dirigjuar nga Asambleja e Partisë Socialiste. Iu kërkua SPAK arrestimi i Ilir Metës.

Kemi paraqitur në datën 4 edhe vendimin e shkallës së parë për zëvendësimin e masës së sigurisë, shpresojmë që në fund të korrikut të shqyrtohet edhe zëvendësimi i masës së sigurimit. 

Mendojmë që brenda muajit gusht zoti Meta ta fitojë lirinë. Zot Meta u ndëshkua se gjatë kohës që kam qenë në MCN Live kur më telefonoi, ndodhesha në studio dhe pikërisht për këtë komunikim është ndëshkuar. 

Zoti Meta ishte ndëshkuar më parë dhe se kishte folur jashtë orarit. Por tani kanë nxjerrë një artificë tjetër që përmes avokatit ke folur me gazetaren. Këtu i mohohet e drejta një ish-Presidenti që të komunikojë me avokatin e tij dhe përmes tij me mediat. 

Nuk ka asnjë mundësi që t'i ndalosh një të paraburgosuri komunikimin. Në çdo rregullore të burgjeve të Shqipërisë nuk ekziston një dispozitë ndaluese nëse ti diskuton dhe flet me gazetarët.

Nuk mund të bësh një rregullore të veçantë, kur kjo nuk parashikohet dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai është një personazh politik dhe ka të gjithë të drejtën e tij të komunikojë jo vetëm me avokatin, por edhe me elektoratin dhe mediat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy