
Sulmet raketore të Rusisë në qytetet ukrainase brenda natës janë "përgjigjja e Moskës ndaj të gjitha nismave të paqes", tha ministri i jashtëm i Ukrainës.
“Sulmet me raketa që vrasin ukrainas të pafajshëm në gjumë, duke përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, është përgjigja e Rusisë ndaj të gjitha nismave të paqes. Rruga drejt paqes është dëbimi i Rusisë nga Ukraina. Rruga drejt paqes është armatosja e Ukrainës me F-16 dhe mbrojtja e fëmijëve nga terrori rus”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter.
Raketat u lëshuan në qytetet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke vrarë të paktën 12 persona.
Në Dnipro, një grua 31-vjeçare dhe fëmija i saj 2-vjeçar vdiqën, sipas Zyrës së Prokurorit Rajonal të Dnipropetrovsk në një postim në Telegram. Në Uman, 10 njerëz vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë 10-vjeçarë, tha Ihor Taburets, kreu i rajonit Cherkasy.
Raketat dhe dronët u rrëzuan gjithashtu mbi kryeqytetin Kiev, në atë që autoritetet e quajtën sulmi i parë raketor në kryeqytetin ukrainas në 51 ditë.
Fragmente nga një raketë e kapur mbi rajonin e Kievit goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe dhe plagosi dy persona, duke përfshirë një vajzë 13-vjeçare, tha shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andrii Nebytov.



