Portugalia dhe Holanda vendet e fundit të BE që lehtësojnë kufizimet e udhëtimit

Portugalia dhe Holanda vendet e fundit të BE që lehtësojnë kufizimet e udhëtimit

Portugalia dhe Hollanda janë vendet e fundit evropiane që kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit, ndërsa numri i të infektuarve me Covid ka shënuar rënie.

Qytetarët Hollandezë, nga e Shtuna, mund të vizitojnë Portugalinë, Maltën, Irlandën, Tajlandën, Ruandën, ish-kolonitë Hollandeze të Arubës, Curacao dhe Sint Maarten dhe një grup të madh ishujsh Grekë.

Holanda operon me një skemë të koduar me ngjyra dhe këto destinacione tani janë të  verdha. Udhëtarët  nuk do të duhet të duhet të izolohen. Greqia kontinentale dhe ishulli i Kretës, megjithatë, mbeten ende portokalli, që do të thotë personat atje mund të udhëtojnë vetëm për arsye të nevojshme.

Ministria e Jashtme theksoi se udhëtarët Holandezë do të duhet të respektojnë masat lokale të  COVID-19, duke përfshirë një test negativ dhe vet-izolimin pas mbërritjes. Ndërkohë, autoritetet portugeze njoftuan të shtunën se udhëtarët nga shumica e vendeve europiane do të jenë në gjendje të vizitojnë vendin duke filluar nga e hëna.

Qytetarët nga vendet e Bashkimit Europian me një përqindje të incidencës prej “më pak se 500 raste për 100,000 banorë” do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Portugali, përfshirë udhëtimet jo-thelbësore, sipas deklaratës së qeverisë, shkruan Euronews.

Portugalia ka nivelin më të ulët të incidencës 14-ditore në BE / EEA me 49.5 raste për 100,000 banorë, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Çdo udhëtar mbi moshën 2 vjeç duhet të paraqesë një test negativ PCR më të vjetër se 72 orë. Kufizimet e udhëtimit mbeten në fuqi për tetë vende, përfshirë pesë shtete anëtare të BE-së. Këto janë: Qipro, Kroacia, Lituania, Holanda dhe Suedia, si dhe Afrika e Jugut, Brazili dhe India.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy