Babai vret vajzën: Na çnderoi, meriton të vdesë

Babai vret vajzën: Na çnderoi, meriton të vdesë

Dashuria me një djalë mysliman i ka kushtuar jetën 17-vjeçares Henriette Kara. Por ajo që ka tronditur vendin ku jetojnë prindërit e saj është pikërisht fakti se këta të fundit janë autorët e vrasjes së të bijës.

Ata ishin kristianë dhe nuk e pranonin dot që vajza e tyre të lidhte jetën me një mysliman, pavarësisht se jetojnë në një vend ku të dy besimet bashkëjetojnë.

Babai i vajzës, Sami Kara, nuk e pranonte dot faktin se e bija ishte lidhur me një mysliman dhe gjithçka arriti kulmin kur ajo i tha se dëshironte të konvertohej në islam.

Vajza është larguar nga shtëpia pas konfliktit me prindërit dhe është vendosur në shtëpinë e vjehrrës, pasi i dashuri ishte arrestuar.

Prindërit e gjetën dhe e rikthyen në shtëpi. Më 13 korrik, Henriette u gjet e vrarë me disa goditje thike. Në pranga përfunduan prindërit dhe një xhaxha. Pavarësisht se i ati nuk e pranon autorësinë e krimit, një telefonatë që ai ka bërë me të shoqen duket se shpjegon gjithçka.

“Harroje, nuk ia vlen më. Na çnderoi familjen, është një plehrë që meriton të vdesë e braktisur si qen”, janë fjalët që kanë paraprirë krimin në familje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy