Peleshi: Rijetësimi i industrisë ushtarake, synim strategjik. Bashkëpunim me aktorë ndërkombëtarë

Peleshi: Rijetësimi i industrisë ushtarake, synim strategjik. Bashkëpunim me aktorë ndërkombëtarë

Deputeti Nasip Naço zhvilloi një interpelancë në Kuvend me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, në lidhje me rifillimin e prodhimit të industrisë ushtarake, dhe në veçanti në Kombinatin Mekanik në Poliçan.

Pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. A është menduar nga ju për të filluar  riprodhimi dhe vënia në punë e industrisë ushtarake dhe në veçanti në Kombinatin Mekanik të Poliçanit?

A ka pasur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin për të garantuar sigurinë ushtarake?

Ka një projektligj për likuidimin e pagave të punonjësve të Poliçanit, çfarë është bërë në lidhje me këtë?

Qytetarët e Poliçanit janë njerëz të thjeshtë, janë njerëz të punës. Nëse i japim pagat nuk i bëjmë nder, i japin atë që i takon. Kanë historinë e tyre, kanë investuar për ta bërë këtë Kombinat. Ne i hoqëm punën dhe dikur i hoqëm dhe shpresën.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Foltorja e Kuvendit tha se rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik i vendit.

Shqipëria si vendet e tjera aleate ka si detyrim të rrisë kapacitet operacionale dhe nivelin e rezervës me municione dhe armatime për t’iu përgjigjur ndryshimeve  të vazhdueshme të situatës së sigurisë. Rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik. Po hyjmë në një epokë të re, është e ndryshme nga ajo e demilitarizimit. Nuk po them se jemi në një epokë militarizimi, por jemi në një epokë ku ne si aleatë në NATO duhet t'i përgjigjemi duke rijetësuar industrinë ushtarake në mënyrë që të kontribuojmë dhe në rritjen e kapaciteteve të prodhimit. Riejtësimi do të jetë proces që ka për synim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, nëpërmjet një bashkëpunin edhe me aktorë ndërkombëtarë, privatë, apo shtete aleate. Industria nuk pretendojmë më ta zhvillojmë mbi baza shtetërore, përmes ndërmarrjeve shtetërore por duke tërhqur investime serioze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy