Meta ndan pamjet me thirrjet “Rama ik”: Largim pa kthim armikut të kombit (VIDEO)

Meta ndan pamjet me thirrjet “Rama ik”: Largim pa kthim armikut të kombit (VIDEO)

Teksa mbrëmjen e së dielës në qendër të Tiranës mbahej një koncert i organizuar nga reperi Noizy, në një moment pati ndërprerje të energjisë elektrike, çka solli një thirrje në kor nga të pranishmit “Rama ik”.

Pamjet e këtyre momenteve i ka ndarë ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht në krye të Partisë së Lirisë, shoqëruar dhe me një mesazh, ku Kryeministrin Edi Rama e cilëson armik të lirisë dhe rinisë.

Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.

Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy