
Princ William ishte 15-vjeç kur nëna e tij, Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Paris. Për herë të parë William ka rrëfyer se si e mori vesh për ndarjen nga jeta të nënës së tij dhe si pasuan ditët pas lajmit.
“Skocia është një vend që më sjell kujtime të lumtura, por edhe të trishtuara. Isha në kështjellën Balmoral kur më thanë se nëna ime vdiq. Ende i tronditur atë mëngjes gjeta një vend të shenjtë në shërbim të Crathie Krik. Në ditët në vijim gjeta rehati dhe qetësi në Skoci, pra ai është një vend që do të kem gjithmonë një lidhje të thellë”, u shpreh Princi William.
Përveç kujtimit të hidhur që i jep Skocia, William ka treguar se aty ka përjetuar dhe momentin më të bukur të jetës së tij, njohjen me bashkëshorten e tij Kate Middleton.




