Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paraditen e sot në seancën saj, ku përtej shqyrtimit të projektligjeve, do të raportojnë edhe katër institucione të rëndësishme përpara ligjvënësve shqiptarë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, do të raportojnë punën e tyre vjetore.
Interes të lartë ka, për të ndjekur raportin nga komisioneri i zgjedhjeve.
Në rend dite do të jetë edhe një dekret i presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit të sektorit minerar.
Një ndër projektligjet e shqyrtuar ndërkaq, do të jetë edhe ai i kontratës së pestë të vaksinave me kompaninë Pfizer.
Pushimet e verës do t’i paraprijnë më pas shtatorit. Në vjeshtë, Parlamenti do të ketë një fytyrë tërësisht të ndryshuar nga kjo e dy vjetëve të fundit.
Opozita rikthehet në sallë dhe po ashtu, në mazhorancë, një pjesë e mirë e grupit parlamentar socialist ka ndryshuar.



