
Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës janë mbledhur sot në të njëjtën ndërtesë ky dy ditë më parë u arrestua shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.
Zëvendësi i Marko Gjuriç, Petar Petkoviç, iu drejtua të pranishmëve fillimisht, ndërsa më pas u shfaq edhe një simbol, për të cilin mediat shkruajnë se bëhet fjalë për stemën e re të Asociacionit.
Me kërkesën e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç, mbledhja ka filluar simbolikisht në orën 12:44, sipas numrit të Rezolutës së KS të OKB 1244.
Lista Serbe njoftoi dje daljen nga qeveria e Kosovës, ndërsa paralajmëroi se komunat serbe më 20 prill do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në pesë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.



