Votimi në Bujanoc/ Kamberi: Kam pasur telefonata anonime nga serbët, popullata të mos bjerë pre e ndikimeve

Votimi në Bujanoc/ Kamberi: Kam pasur telefonata anonime nga serbët, popullata të mos bjerë pre e ndikimeve

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha sot se në dy ditët e fundit ka pasur telefonata me numra të panjohur në gjuhën serbe, ku kërkohej për të votuar një listë të tyre. Ai dyshon se  pas këtyre telefonatave qëndrojnë përfaqësues të organeve shtetërore, por kërkon që populli të mos bjerë pre e ndikimeve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Duke folur mbi procesin e votimit në komunën e Bujanocit, Kamberi tha:

"Informacionet që kam deri tani, procesi po shkon në rregull, janë hapur vendvotimet, nuk është hasur asnjë problem dhe pres që gjatë gjithë ditës kështu të shkoj. Sa i përket ndërhyrjeve në proces zgjedhor, Serbia është një vend i cili tashmë është karakterizuar dhe është legjitimuar në një formë edhe me një rezolutë të parlamentit evropian nga një vend në të cilin ndërhyrjet në zgjedhje janë të shpeshta. Kemi pasur dy ditët e fundit ndërhyrje telefonike në formë të këshillave, sugjerimeve, të votojmë për një listë këtu dhe këshillat vijnë në gjuhën serbe nga telefonata me numër të panjohur. Dyshimi jonë është se janë këta përfaqësues të organeve shtetërore që mundohen të ndërhyjnë në procesin zgjedhor, por besoj popullata jonë nuk do të bie pre e atyre ndikimeve... Është me rëndësi për Bujanoc që të gjithë shqiptarët në çdo vendbanim t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje të votojnë për kandidatët e vet dhe në një formë ta verifikojmë atë që dy vite më parë -përcaktuam regjistrimin e popullsisë, që shqiptarët janë shumicë në këtë komunë dhe besoj se do të ketë një shumicë të re të ndërtuar prej partive politike shqiptare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy