Një turist ka rënë në humnerën e fshatit Salari në Bashkinë Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave ku turisti në fjalë ishte duke udhëtuar me një motoçikletë në kuadër të një turi në sportet malore.
Motoçiklisti ka humbur kontrollin në një monopat teksa kërkonte të ngjiste majën dhe më pas ka rënë në humnerë.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe forcat policore të cilët kanë arritur ta shpëtojnë.
Turisti po transportohet drejt spitalit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



