Ibsen Elezi: Basha ka dashur të largohet, lidhjet nuk e lënë

Ibsen Elezi: Basha ka dashur të largohet, lidhjet nuk e lënë

“Grupi për PD” i kryesuar nga ish-presidenti Bujar Nishani, përmes një deklarate të përbashkët kërkoi sot dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe reformimin e kësaj force politike. Lidhur me këtë kërkesë publike foli për studion e lajmeve të MCN TV edhe ish-kreu i PD, Kukës Ibsen Elezi.

Gjatë intervistës Elezi tha se Basha ka dashur të largohet, por lidhjet nuk e lënë. Siç u shpreh Elezi kreu i PD i shërben interesave që e kanë katapultuar. Ai tha gjithashtu se protestat mund të çojnë në reformimin e partisë, përndryshe sipas Elezit “kësaj partie do ti vdesë çdo nerv”.

Intervista e Ibsen Elezi në MCN TV:

Kerkesa juaj ka qene publike dhe zyrtare. Në kushtet kur nuk ka ende një reagim, cilat janë hapat e tjera brenda partisë që do të ndiqni për të vënë në zbatim kërkesat?

Elezi: Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet.

Kush nuk e lë?

Elezi: Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do ti vdesë çdo nerv.  

A ka ish zyrtare te tjerë qe do t’u bashkohen protestave Partisë Demokratike?

Elezi: Ka nga ata që thonë se nuk është mjeti i duhur protesta dhe unë i kam pyetur cili është mjeti dhe nuk kanë pasur përgjigje. Të kërkosh zgjedhje në një parti demokratike është gjëja më elementare nëse nuk e kërkojmë këtë do tregojmë që kjo parti ka vdekur.

Pse nuk prisni zgjedhjet e planifikuara në muajin korrik për kryetarin e partisë dhe kjo periudhë 1-mujore të shfrytëzohej nga kandidatët për fushatë brenda strukturave?

Elezi: Jo të gjithë janë specialist procesi. Një proces do të kërkojë kohën e vet. Procesi zgjedhor kërkon një periudhë organizimi në lidhje me të gjitha procedurat. Këto procedura kërkojnë një periudhë 3-6 javore. Unë jam konservator si formim, por për shkak të formimit kam kuptuar që i përkas këtij formimi. Unë nuk duhet të jem si numër aty sepse nuk funksionon kështu. Do ketë përplasje serioze idesh.

Edhe Imami dha një deklaratë sot?

Elezi: Ai reagoi në mënyrë normale nëse do ndërtohej qeveri mes të dyve. Maskimin e bëjnë në mënyrë perfekte por kjo do ishte vrastare për demokracinë.

Si e vlerësoni heshtjen e Sali Berishës mbi proceset e brendshme të PD?

Elezi: Roli i tij në këtë situatë është shumë negative në këtë situatë krize. Pozicioni i tij në këtë moment kompromentohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy