
Jay Z pranon atë që Beyonce kishtë lënë të kuptohej kohë më parë me këngën e saj, “Lemonade”.
Bashkëshorti i kënëgtares me famë botërore pranoi se e ka tradhëtuar të shoqen. Në një intervistë për “The Neë York Times”, tha se terapia e çiftit e shpëtoi marrëdhënien e tyre.
Jay Z iu referua tradhtisë bashkëshortore si “plagët e së kaluarës”.
“Duhet ët mbijetosh, kështu që aktivizon instiktet e mbijetesës. Dhe çfarë ndodh në këto raste? Ti mbyllesh emocionalisht. Edhe me femrat… mbyllesh emocionalisht, nuk krijon dot lidhje. Në rastin tim është e thellë. Dhe shumë gjëra nisin që aty: tradhtia”, tha ai.
Por këngëtari nuk e përmendi emrin e gruas me të cilën e ka tradhtuar Beyoncen. Ndoshta për adhuruesit e saj në të gjithë botën, ajo do të vijojë të mbetet thjesht “'Becky with the good hair” (Beki me flokët e bukura), siç përmendet në këngën e Beyonce-s.



