Dyrnjaja: Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor. Berisha nuk e artikulon kurrë pasi nuk i intereson

Dyrnjaja: Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor. Berisha nuk e artikulon kurrë pasi nuk i intereson

Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar protestën e zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë tha se më e madhe ishte shpura e Berishës sesa vetë protesta.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Dyrnjaja se mbetët për t’u parë si do të zhvillohet “mosbindja civile” në protestën e së martës që u lajmërua sot nga ish-kryeministri. Dyrnjaja tha se duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor, duke rikthyer mazhoritarin. 

Sikur mos të ishte Berisha do ishte protestë e dështuar. Kolona zanore është motivuese dhe nuk i përgjigjet asaj që pamë. Më e madhe ishte shpura që ruante Berishën sesa vetë protesta.

Do kemi një protestë të radhës të martën para Parlamentit, thirrja ishte për mosbindje civile që tha se është detyrë e shenjtë. Se çfarë nënkupton dhe si do organizohet mbetet për  t’u parë. E kemi parë një herë. Kur Basha dhe politikanë të opozitës të uleshin në kryqëzime dhe bllokonin trafikun. Më produktiv është ky skenar se retorika politike.

Na duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor. Berisha nuk e artikulon kurrë pasi nuk i intereson. Të kthehet sistemi mazhoritar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy