Koreja e Jugut: Avionët rusë dhe kinezë hynë në zonën tonë të mbrojtjes ajrore

Koreja e Jugut: Avionët rusë dhe kinezë hynë në zonën tonë të mbrojtjes ajrore

Ushtria e Koresë së Jugut deklaron se avionët luftarakë rusë dhe kinezë kanë hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut (KADIZ), duke nxjerrë avionët e saj si kundërpërgjigje, tha agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një zyrtar në Shefat e Shtabit të Përbashkët të Seulit (JCS).

Sipas zyrtarit, “Midis orës 11:53 dhe 12:10, avionë kinezë dhe rusë hynë në KADIZ nga veriu i ishullit lindor të Ulleung dhe dolën nga ai nga lindja e ishujve më lindorë të Dokdo.

Agjencia e lajmeve tha se JCS zbuloi avionët kinezë dhe rusë përpara hyrjes së tyre në KADIZ dhe mobilizoi avionët luftarakë të Forcave Ajrore për të marrë masa taktike kundër një emergjence.

Pala ruse ka theksuar vazhdimisht se “zona e identifikimit të mbrojtjes ajrore” të Koresë së Jugut ishte krijuar nga Seuli në mënyrë të njëanshme dhe nuk krijon asnjë detyrim ligjor për vendet e tjera.

Ndërkohë Republika e Koresë këmbëngul që vendet e tjera të informojnë për avionët e tyre që kalojnë nëpër atë hapësirë, raporton Tass.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy