
Një gjykatë franceze ka gjobitur me 10 mijë euro pronarin e posterit që krahasonte Presidentin Emmanuel Macron me Adolf Hitlerin gjatë një proteste kundër masave të Covid.
Michel-Ange Flori përmes një postimi në Tëitter tha se do të apelojë vendimin e gjykatës në Toulon, në Francën jugore.
"Nuk mund ta besoj," shkroi ai. "E drejta për karikaturë u varros sot në Toulon."
Macron paditi Florin në fund të korrikut pasi posterat që e përshkruanin atë si udhëheqës nazist ishin montuar në dy tabela me përmasa katër me tre metra.
Posterat portretizojnë Macron të veshur me një uniformë naziste, me mustaqe të vogla dhe inicialet e lëvizjes presidenciale LREM u shndërruan në një mesazh thotë: "Bindjuni, vaksinoheni".



