
Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi.
Ai ndërroi jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë, që e kishte mbajtur larg teatrit javët e fundit.
Shundi do të mbahet mend nga publiku për mbi 100 role në teatër, dhjetëra role në kinematografi, si dhe kontributin e tij në dramaturgji.
Disa filma të spikatur ku ai ka qenë protagonist ishin: “Vdekje me porosi” dhe “Filma të shkurtër 2010/1”.
Së fundmi ai krijoi teatrin privat “Zonja e Bujtinës”, që solli një dimension të ri në skenën artistike të Tiranës, duke hapur dyert për krijues të rinj.



