Bum të pastrehësh në Los Anxhelos (VIDEO)

Bum të pastrehësh në Los Anxhelos (VIDEO)

Në qytetin e Los Anxhelosit, numërohen mbi 36 mijë "të pastrehë", ndërsa në qarkun përkatës ka pothuajse 59 mijë, respektivisht me një rritje prej 16% dhe 12%, krahasuar me raportin e një viti më parë. Të dhëna këto që konfirmojnë pabarazinë në rritje të pagave dhe përkeqësimin e krizës së strehimit që prek një nga zonat më të pasura të vendit: një kombinim, cili mori përmasa edhe më të mëdha me përhapjen në rritje të sëmundjeve mendore të patrajtuara. Më shumë se 44 mijë vetë (75%) jetojnë pastrehë, mbi 16 mijë në makina dhe mbi 11 mijë në streha të improvizuara. Numri i familjeve të pastreha u rrit në 8800 (+ 8%), me më shumë se 1600 pa strehim. Numri i të rinjve, pothuajse 4000 vetë po rritet gjithashtu me 24%: më shumë se gjysma e tyre nuk kanë "strehim". Raporti tregon se 53% e atyre që e përjetojnë për herë të parë deklarojnë vështirësinë ekonomike si shkak kryesor. Rreth një e katërta e personave të pastrehë i humbën shtëpitë e tyre në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy