
Duke filluar nga ora 13:30, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Rrogozhinasit kryesues, do të kërkojnë fitoren e parë përballë korçarëve këtë sezon. Skuadra e Edlir Tetovës, vjen me ndryshime të shumta nga merkato e dimrit, ndërsa e kundërta ndodh te Skënderbeu, që nuk ka lëvizje.
Kjo ndeshje do të transmetohet në ekranin e MCN 24, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulise, Xhemajli, Ndreca, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Joel, Gjata.
SKËNDERBEU: Alia, Gërxho, Ramos, Prençi, Shaqe, Rabiu, Randi, Yuri, Liço, Rashica, Franklin.



