Gjykim i shkurtuar për Kokën e Bllakon, Visha: E kanë kërkuar sepse janë të sigurt për pafajësinë

Gjykim i shkurtuar për Kokën e Bllakon, Visha: E kanë kërkuar sepse janë të sigurt për pafajësinë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllakos dhe 7 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit. Në rast se do të provohet akuza ndaj tyre dhe do të shpallet fajtorë, ata do të përfitojnë ulje një të tretën e dënimit.

Në studion e lajmeve, avokati Saimir Visha tha se gjykimi i shkurtuar nuk është pranim fajësie. Ai theksoi se të akuzuarit janë të pafajshëm, pasi vendimet janë marrë në shkallë më të larta të hierarkisë së pushtetit.

Ne kemi pesë lloj gjykimesh, ky është një gjykim i posaçëm. Në momentin që nuk ka prova, kalohet në gjykim të posaçëm. Jemi në një moment që njerëzit duhet ta kuptojnë që gjykimi i shkurtuar nuk është pranim fajësie.

Nuk ka një shkelje, ka VKM, udhëzim të ministrit të Financave. Nuk ka shpërdorim detyre. Ne do të kërkojmë pafajësi, gjë të cilën mund ta arrijmë. Nuk e kuptoj pse SPAK-u dhe prokurori u nxituan. Ishte mundësia që çështja e inceneratorëve të hetohej si e tërë.

Të gjithë të pandehurit janë njohur me aktet e prokurorisë. Të gjithë me ato akte e konsiderojnë veten të pafajshëm dhe janë të tillë. Kjo histori nuk lind nga Ministria e Mjedisit. Ka kaluar instancat më të larta. Klientja ime dhe të tjerët janë të pafajshëm. Nuk ka korrupsion nëse nuk ka personin që të jep paranë. Nuk ka kur vlera e hedhur për inceneratorët është më e madhe se ajo që kanë marrë nga shteti.

 

Visha tha se në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako nuk mund të ketë marrë vendime pa dijeninë e ministrit.

Kur e shikoj pas hekurave një njeri të tillë, them se Shqipëria ka humbur një intelektual. Ai njeri është aty kot. Ai edhe nëse ka firmosur ka dhënë llogari te ministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy