Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përballur me një surprizë të pakëndëshme gjatë takimeve me qytetarët sot në qytetin e Kavajës.
Kreu opozitës u takua me banorët e Kavajës dhe u bëri thirrje të bashkohen në protestën e 18 shkurtit në Tiranë.
Por fjala e tij gjatë konferencës për mediat, u ndërpre nga një militant i ish-kreut të Bashkisë së Kavajës. Kur Basha akuzonte Ramën dhe Roshin, qytetari iu drejtua liderit të opozitës duke thënë: “Shiko se çfarë ka bërë Elvis Roshi”.
Kaq ka mjaftuar që Basha të ndërpresi fjalën e tij dhe të kthejë kokën, pasi ishin mbështetësit e PD-së që e larguan militantin e Elvis Roshit.
Kreu i opozitës deklaroi se Kavaja është qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist, duke theksuar se PD nuk kthehej nga kjo betejë pa fitore.



