Basha: Rama nuk e do votimin elektronik, sepse do të fitojë përmes drogës

Basha: Rama nuk e do votimin elektronik, sepse do të fitojë përmes drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Basha tha se Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim. Basha akuzoi maxhorancën se nuk e do votimin elektronik, por dëshiron të fitojë zgjedhjet përmes parave të drogës.

“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën”, tha Basha.​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy