Ngatërresa e emrit bën debitor në OSHEE qytetarin/ “Xhadat” zgjidh rastin (VIDEO)

Ngatërresa e emrit bën debitor në OSHEE qytetarin/ “Xhadat” zgjidh rastin (VIDEO)

Astrit Rroshi një qytetar nga zona e Shkozës, në periferi të Tiranës ka denoncuar në emisionin “Xhadat” në MCN TV lidhur me një shqetësim, ku sipas tij në 2013 ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ka kërkuar vënien e matësit.

Për shkak të një ngatërrese të emrit të tij me dikë tjetër, OSHEE e Tiranës i ka ngarkuar si debitor një shumë parash prej 7 milionë lekë.

Prej vitesh ky problem nuk ishte zgjidhur. Pasi iu ndërpre energjia elektrike në shtëpi nga ana OSHEE, me pretendimin se ishte debitor prej 7 milionë lekësh të vjetra, kur në të vërtetë nuk ishte, dhe pasi kishte bërë ankesa dhe kërkesa dhe nga OSHEE nuk kishte gjetur zgjidhje për debinë, një ditë i ai ishte detyruar t'i kishte lidhur vetë dritat, për shkak të nënës së tij të paralizuar që kërkonte shërbime, e cila nuk jeton më.

Pas këtij akti, OSHEE kërkoi dënimin e tij teksa gjykata e dënoi atë me dy muaj burg, konvertuar në 18 muaj detyrim paraqitje për lidhje të paligjshme të energjisë.

Pas këtij denoncimi “Xhadat” iu drejtuan OSHEE, ku pas një verifikimi nga ana e këtij institucioni u bë e mundur heqja e debisë në emër të tij.

Ardi Kola, zëdhënës i shtypit pranë OSHEE u shpreh se kjo ngatërresë ka ardhur si pasojë e mos përditësimit të të dhënave. Të dhënat e tij, emër mbiemër atësi ishin njëlloj dhe me debitorin tjetër, por nuk ishte ai.

Sipas tij kjo kontratë u hoq nga Astrit Rroshi denoncuesi ynë dhe ju ngarkua, qytetarit tjetër me të njëjtin emër.

Pyetur nga “Xhadat” se çfarë do ndodh tani me katër milionë lekë të cilat denoncuesi i kishte paguar në emrin e dikujt tjetër, zëdhënësi i OSHEE u shpreh se kjo gjë mund të zgjidhet pasi ai të bëjë një kërkesë te kujdesi ndaj klientit, bashkë me faturat e paguara.

Pas verifikimit do bëjmë rimbursimin ose kreditimin e qytetarit u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy