
Një aeroplan Electra Air Boeing 737-400, të cilit i shpërtheu njëra nga gomat arriti të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin e Ben Gurion të Tel Aviv, ku janë marrë masa të jashtëzakonshme. Aeroplani vinte nga Këlni me 152 vetë në bord dhe goma i kishte shpërthyer, teksa ishte ende në qytetin gjerman. Avionë ushtarakë të aviacionit izraelit u ngritën në ajër dhe iu afruan aeroplanit për të kontrolluar gjendjen e gomave, teksa i afroheshin aeroportit. Mbi 100 ambulanca erdhën në aeroport, duke pritur mbërritjen e njerëzve. Gjatë uljes u pezulluan të gjitha fluturimet e tjera.



