Qëlloi me shpullë një qytetar, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato

Qëlloi me shpullë një qytetar, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato është pezulluar paraprakisht nga detyra, dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor, pas u shfaq në një video ku po qëllonte me shpullë një të ri.

Policia e Shtetit bën me dije se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës në aksin Thumanë-Kashar, por kishin kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë A. Q. Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit,  "Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë-Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre  në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar  punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në radhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.  Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç  janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhrit te punonjësit te policisë se rendit publik”

.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy