Hetimet për trafikun e kokainës, së shpejti rezultate konkrete (VIDEO)

Hetimet për trafikun e kokainës, së shpejti rezultate konkrete (VIDEO)

Pista e hetimit  për kokainën e zbuluar në Shqipëri është zgjeruar në Gjermani dhe disa shtete të tjera ku mendohet se qendrojnë emrat e implikuar. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë për Zërin e Amerikës, i cili shprehu kërkesën për ngritjen e një zyre me agjentë amerikanë të DEA-s dhe FBI-së në Tiranë.

Lidhjet e grupit që solli 613 kilogramë kokainë në Shqipëri po hetohen dhe ministri i Brendshëm, ndërsa Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pohon se po ndiqet një pistë hetimi në shtetin gjerman. Përgjigjen, Xhafaj e ka dhënë këtë fundjavë në një intervistë për zërin  e Amerikës, duke shtuar se për të luftuar krimin e organizuar ka kërkuar rekrutimin e agjentëve të DEA-s dhe FBI-së në Tiranë.

Pa dhënë detaje konkrete, Xhafaj tha se hetimit të cilat po përparojnë, shumë shpejt do të cojnë në identifikimin e kokave të mëdha.

Ministri foli edhe për identifikimin e 40 grupeve kriminale në Shqipëri, të cilët  me pasurinë e paligjshme kanë investuar në asete të paluajtshme, për të cilën edhe në këtë situatë kërkoi bashkëpunimin me agjencitë amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy