
Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, njëherësh lider i opozitës, Mikheil Saakashvili, ka njoftuar nisjen e grevës së urisë teksa ndodhet në burg.
Një vendim i tillë vjen, pasi Saakashvili, akuzon autoritetet gjeorgjiane se nuk tregojnë kujdesin e duhur shëndetësor ndaj tij, në burg.
“Nga sot deklaroj nisjen e një greve urie pa afat, si shenjë proteste, ndaj mënyrës se si autoritetet po më trajtojnë mua dhe popullin tim”, deklaroi Saakashvili.
Ky vendim i tij, u komunikua gjatë një seance gjyqësore, ku ai po gjykohet.
Ish-Presidenti gjeorgjian një vit më parë, hyri në një grevë urie për thuajse 50 ditë.
Saakashvili ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua në Tbilisi, teksa u kthye fshehurazi në Gjeorgji pas tetë vitesh mërgim.



