Pesë biznesmenë nga Vlora janë shoqëruar në polici pasi grupet e kontrolleve të OSHEE-së konstatuan ndërhyrje në sistemin e matjes së energjisë elektrike. Abonentët privatë, me inicialet K.L, R.H, B.M, I.L dhe S.G ishin kryesisht pronarë bar-restorantesh dhe nga kontrolli rezultoi se kishin cenuar matësin.
Rastet e zbuluara mbrëmë janë brenda qytetit të Vlorës, por OSHEE njofton se po kryen kontrolle edhe në bizneset e bregdetit.
Drejtori i OSHEE Vlorë, Erjon Osmanaj, thotë se aksioni po shtrihet në çdo anë, dhe nis nga Zvërneci deri në Dhërmi.
Osmanaj thotë se kontrollet do të vijojnë deri në shtator, ditë-natë, deri në vendosjen e plotë të respektimit të ligjit nga të gjithë, të vendosur për të mos toleruar askënd!!



