Dilemat për fletën e votimit, Kume: Me numra dhe listën e kandidatëve në dhomën e fshehtë

Dilemat për fletën e votimit, Kume: Me numra dhe listën e kandidatëve në dhomën e fshehtë

Pak më shumë se tre javë nga dita e zgjedhjeve nuk ka ende një fletë votimi të miratuar. Palët politike janë ndarë sa i përket vendosjes ose jo të emrave të kandidatëve në fletën e votimit. Konstitucionalisti Kristaq Kume thotë se indentifikimi i kandidatit në fletë, qoftë me numër apo me emër, nuk cenon në asnjë rast votën parapëlqyese. Në një intervistë për MCN TV, Kume tha se opsioni i numrave në fletën e votimit nuk krijon paqartësi, pasi votuesi shkon në dhomën e fshehtë me një vendim që e ka marrë më përpara. Për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes, duke pasur parasysh sidomos listën e qarkut të Tiranës, Kume sugjeron që në dhomën e fshehtë të jetë në dispozicion të votuesit edhe lista e kandidatëve.   

“Fleta e votimit duhet të jetë e qartë dhe e kuptueshme për zgjedhësin. Përsa kohë që ne kemi një njësi zgjedhore me numër të madh kandidatësh si Tirana, plotësosht kushti që është e tejngarkuar. Më mirë sesa numrat është një dokument që tregon më qartë se për cilin nga kandidatët duhet të votojë. Kam përshtypjen se kërkesa që në fletën e votimit të kemi emrat e kandidatëve, nuk do të thotë se në këtë mënyrë zbatohet apo nuk zbatohet votimi parapëlqyes. Nëse arsyetojmë kështu, do të themi që në Kosovë nuk votohet me lista të hapura. Unë theksoj se fleta e votimit me emra nuk është më shumë treguese sesa kur është me numra përsa kohë që zgjedhësi nuk zgjedh për cilin kandidat të votojë në dhomën e fshehtë, por e ka marrë më përpara. Unë preferoj fletën me numra dhe jo me emra. Ajo që pretendohet se mungon nëse do të ketë numra dhe jo emra është që në dhomën e fshehtë zgjedhësit t’i vihen në dispozicion të gjitha listat e kandidatëve. Ai mund të shohë listën dhe gjen numrin e kandidatit që do të votojë”, tha Kume.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy