Kina: SHBA nuk mund të vendosë nëse jemi një vend në zhvillim
Kina është vend në zhvillim apo jo? Ky emërtim është objekt i mosmarrëveshjes së fundit midis Pekinit dhe Uashingtonit, por me role të kundërta në krahasim me atë që mund të imagjinohet: SHBA po shqyrton mundësinë e heqjes së statusit të Pekinit si një “vend në zhvillim”, por një “jo” e fuqishme vjen nga Kina”.
Të enjten, Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA miratoi një projekt-ligj, i cili, nëse miratohej, do të anulonte statusin e Kinës “vend në zhvillim”, duke e privuar kështu Pekinin nga një sërë avantazhesh në forume dhe marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare.
Projektligji do të duhet të miratohet nga senati, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e votoi në muajin mars me një rezultat 415 pro dhe asnjë kundër.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin ka reaguar ashpër në konferencën e përditshme për shtyp në Pekin, paraditen e së premtes.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan t’i imponojnë Kinës titullin “vend i zhvilluar” jo nga admirimi dhe afirmimi i arritjeve zhvillimore të Kinës, por sepse duan të privojnë Kinën nga statusi i vendit të saj në zhvillim si një mënyrë për të frenuar zhvillimin e Kinës. Statusi i Kinës si vendi më i madh në zhvillim në botë ka një bazë të mjaftueshme faktike dhe një bazë solide në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të rrëzohet nga një projekt-ligj i Kongresit të SHBA. Të drejtat ligjore që gëzon Kina si një vend në zhvillim nuk mund të anashkalohen nga politikanët në Capitol Hill.”
Wang Wenbin theksoi se nëse Kina është apo jo një vend në zhvillim nuk i takon Shteteve të Bashkuara të vendosin.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të anulojnë kushtet bazë kombëtare që Kina është ende një vend në zhvillim, as nuk mund të ndalojë hapat e vendosur të Kinës drejt përtëritjes kombëtare,” tha ai.
“Në vend që të shqetësohen se si ta detyrojnë Kinën të vendosë kapelën e “vendit të zhvilluar”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin kapelën e tyre ngacmuese sa më shpejt të jetë e mundur.”
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.