Hoxha: Kokaina sot është tema e ditës, të tjerat garniturë në pjatat e krimit të organizuar

Hoxha: Kokaina sot është tema e ditës, të tjerat garniturë në pjatat e krimit të organizuar

“Kokaina sot është tema e ditës, të tjerat garniturë në pjatat e krimit të organizuar”. Kështu deklaroi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Investigativ Artan Hoxha teksa fliste trafikun e drogërave.

Sipas tij, trafikantët duke parë tregun e kanabisit kanë nisur ta kultivojnë atë 4 herë brenda vitit, krahasuar me një herë në vit që kultivohej më parë. Edhe pse ka qenë pandemic, Hoxha tha se çmimi i kanabisit ka qenë i lartë dhe cilësia më e kontrolluar.  

“Sot që flasim edhe kanabisin në shtëpitë e barit e mbjellin 4 herë në vit. Tjetri që kultivohej më parë ishte 1 herë në vit. Kultivohet me llamba dhe çmimi nuk është si më parë por është rritur. Kur rritet sasia rritet çmimi, por ata janë kujdesur që të mos e rrisin sasinë, ka një koordinim shumë të mirë. 2016-ta ishte një vit aq i mbrapshtë sa shkatërroi edhe tregun e krimit të organizuar, e çoi çmimin e kanabisit sa domatja. Tani që të ketë vlerë nisur edhe nga pandemia, çmimi ka qenë i lartë. Kultivim ka pasur, por ka qenë i kontrolluar dhe cilësia ka qenë e lartë dhe çmimi gjithashtu për të rritur fitimet. Kokaina sot është tema e ditës, këto të tjerat janë garniturë tek pjatat e krimit të organizuar”, tha Hoxha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy