
Lideri i Partisë “Nea Dhimokratia” në Greqi, Kiriakos Mitsotakis deklaroi në Selanik se nuk do të votojë kurrë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Në bashkëbisedim me gazetarët gjatë një konference për shtyp, Mitsotakis konfirmoi se qëndrimin e tij e ka arsyetuar edhe në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Në takimin e Selanikut, lideri i “Neo Dhimokratia” Kiriakos Mitsotakis theksoi se miratimi i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë prodhon rezultate legjislative, të vështira për t’u kapërcyer. Ai ripërsëriti thirrjet drejtuar qeverisë së Athinës për të mos njohur gjuhën dhe kombësinë maqedonase.



