Unë jam gati për një armëpushim të zgjatur, me kusht që të gjithë të rrëmbyerit të lirohen.
Është çështje ditësh ose orësh.
Ne presim përgjigjen e Hamasit dhe më pas mund të fillojë menjëherë.
Kështu etha kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu gjatë takimit me disa anëtarë të familjes së pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor 2023.
Netanyahu ka thirrur një takim urgjent me zyrtarë të lartë të sigurisë për këtë mbrëmje për të diskutuar marrëveshjen e mundshme me Hamasin.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryeministrit izraelit.



