Rama: Reformën tonë në drejtësi e marrin si shembull, por negociatat nuk na i hapin (VIDEO)

Rama: Reformën tonë në drejtësi e marrin si shembull, por negociatat nuk na i hapin (VIDEO)

Kryeministri Rama thotë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, një vendim që tashmë mbetet në dorë të KE. Në fjalën e tij në Parlament, Rama thumboi ndërkombëtarët, duke u shprehur se reforma në drejtësi po merret shembull nga vendet e rajonit, por për Shqipërinë negociatat nuk happen.

“Shqipëria e thotë me zë të lartë se e meriton hapjen e negociatave. Dhe ndërkombëtarët e thonë e zë të ulët nëpër takime. Si ka mundësi që reforma në drejtësi në Shqipëri merret si shembull nga vendet e rajonit, por negociatat hapen për vendet e tjera? Ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë, por nëse do të hapen negociatat, nuk jap përgjigje, i takon KE, ndërsa për ne i kemi përmbushur hapat që na takojnë”, tha ai.

Ndërkohë, duke iu rerefuar opozitës, Rama shtoi se ajo po baltos imazhin e Shqipërisë, por kjo nuk do ta pengojë PS-në të fitojë një mandat të tretë qeverisës.  

“Kjo për arsye të atyre që nuk lënë mundësi pa hedhur baltë, por balta dëmton dhe hidhet mbi Shqipërinë, pasi neve balta e tyre na shton jetën. Ka vetëm një aspekt që e çon Shqipërinë para, ajo është PS. Ata kanë ikur, janë në të drejtën e tyre të ikin, kanë të drejtë të mos marrin pjesë në zgjedhje, detyra jonë është t’u japim mundësi të futen të gjithë në zgjedhje, ata të bëjnë ç’të duan. Detyra jonë është të fitojmë zgjedhjet. Sa u takon mundësive për të dialoguar, ne nuk duam që ata të asgjësohen por t’i mundim në 2021, kështu që ata kanë të gjithë kohën e tyre që të reflektojnë. Ata që nuk i duan negociatat, dhe nëse mendojnë se duke i bllokuar negociatat do të marrin pushtetin, do të zhgënjehen shumë. Ne do ta fusim Shqipërinë më BE. Ne nuk e dimë kur do të ndodhë anëtarësimi, por deri kur të ndodhë, ne do të jemi në pushtet”, tha ai.

Shiu shuan protestën e opozitës

Opozita është mbledhur në protest para parlamentit edhe sot. Protesta nisi nga Ministria e Brendshme, për t’u zhvendosur më pas drejt Parlamentit. Por për shkak të reshjeve të dendura të shiut, protesta zgjati pak.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy