
Një 18-vjeçar është kapur nga policia e Durrësit pasi ditën e diel, në zonën e Golemit ka përhapur panik te banorët.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu i identifikuar me inicialet G.A u kap në flagrancë duke bërë thirrje me altoparlant “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik të banorët.
Materiale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.



